Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja si duhet të veproni nëse fëmija juaj ka fytin e skuqur

Jetë 05/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zbuloni shenjat e para të paraqitjes së fytit të skuqur dhe kur duhet të merren masat paraprake.

Fyti i skuqur zakonisht shfaqet si pasojë e një infeksioni viral, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë si shkak edhe një bakter. Më i shpeshti që infekton fytin është streptokoku. Gjithsesi ky i fundit shkakton skuqje më tepër tek fyti i të rriturve, më rrallë tek fëmijët apo bebet.

Përsa i përket faktorëve të ajrit ndikon tymi i duhanit (edhe ai pasiv), piklat e pështymës së qenit apo maces, pluhuri dhe poleni. Gjithashtu edhe pemët apo bari mund të krijojnë shqetësime tek fyti i vogëlushave. Në këtë rast simptomat do të jenë edhe riniti apo temperatura.

Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.

Skuqja e fytit tek fëmija, kur duhet të shkojmë tek mjeku?

Normalisht nëse shikoni që fyti i fëmijës është i irrituar duhet të shkoni për vizitë tek mjeku sidomos nëse:

Fyti është i skuqur, i fryrë dhe me pus;

Nëse vëreni se fëmija gëlltitet me vështirësi;

Si pasojë e fytit të irrituar fëmija merr frymë me vështirësi;

Nëse fëmija ka mungesë oreksi, shenja dehidratimi, qafë të ngrirë, nxjerr shumë jargë.

Nëse fyti i fëmijës nuk është shumë i acaruar por kjo gjendje zgjat më tepër se 1 jave shkoni sërisht tek mjeku.

Gjithashtu drejtojuni mjekut nëse fëmija është nën 3 muajsh dhe shfaq temperaturë 38 ose më shumë gradë. Nëse është mbi 3 muajsh kontaktoni mjekun për temperaturë mbi 38.3 gradë dhe nëse fëmija është mbi 6 muajsh kontaktoni për temperaturë mbi 39 gradë.

Fyti i skuqur, si trajtohet?

Për infeksionet virale nuk nevojitet ndonjë trajtim. Sistemi imunitar i fëmijës mund të largojë një virus brenda 1 jave. Në këtë rast fëmija duhet të pushojë si edhe të hidratohet. Nëse infeksioni është bakterial mjeku mund të këshillojë një mbjellje të fytit. Dhe në rastin e infektimit nga streptokoku mjeku mund të përshkruajë antibiotik. Në rastet më agresive të infeksionit të fytit mjeku mund të rekomandojë shtrimin e fëmijës në spital për të marrë mjekimin dhe lëngjet nëpërmjet serumeve./botaegruas

Artikulli paraprakLetra e hapur e një nëne: Mos i puthni fëmijët
Artikulli i rradhës Lagështia në sallat e Ortopedisë erdhi nga rrjedhja e kanalizimit, QKUK thotë se do ta sanoj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.