Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pesë arsye pse nuk duhet ta pastroni shtëpinë çdo ditë

Jetë 10/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas statistikave, 94% e njerëzve në botë besojnë se është shumë e rëndësishme të ruani pastërtinë në shtëpinë tuaj.

Banorët e Rusisë janë ata që i kushtojnë më shumë kohë këtij aktiviteti. Mirëpo, ne do t’ju japim disa ide se si të shpëtoni nga një pjesë e këtyre punëve të bezdisshme.

Është e dëmshme për të hekurosur disa gjëra

-Hekurosja është një aktivitet i lodhshëm dhe shkencëtarët tregojnë se është e panevojshme të harxhoni kohë dhe energji për hekurosje. Për shembull, hekurosja e çarçafëve ose këllëfëve të jastëkut mund t’i dëmtojë ato. Arsyeja është, sepse hekurosja ndryshon strukturën e tyre, transmeton Class.

-Ende ka shumë debate nëse ka nevojë të hekurosni rrobat e bebeve në temperatura të larta. Nënat e reja janë të fiksuara për të hekurosur çdo veshje të bebeve. Kjo temë ka dy anë: Avulli është në gjendje të vrasë bakteret, por foshnja nuk ka nevojë për sterilitet të tepërt. Nëna mund të hekurosë rrobat e bebeve gjatë dy muajve të parë pas lindjes, por nuk është e nevojshme për fëmijët e moshave më të mëdha.

Një pastrim shumë i plotë mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj

-Duke u përpjekur të pastroni shtëpinë tuaj, ju jo vetëm që harxhoni energjinë, por dëmtoni edhe shëndetin e banorëve të shtëpisë, veçanërisht të fëmijëve.

-Një numër i caktuar i mikroorganizmave janë të domosdoshëm që të formohet imuniteti. Që kur janë shfaqur pastruesit e shtëpisë në jetën tonë, diagnozat e alergjisë kanë ecur përpara. Ju nuk keni nevojë të pastroni kudo. Kontrolloni nëse pastruesi që do të përdorni përmban triklosan. Është i ndaluar në disa vende, sepse ekziston rreziku i shfaqjes së çrregullimeve hormonale dhe alergjive.

-Shumë njerëz janë mësuar të mendojnë se tualeti është vendi më i pisët në shtëpi. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë – mjafton ta lani me një dezinfektues vetëm një herë në javë. Është më mirë të pastroni lavamanin dhe rubinetin sepse ato kanë 44 herë më shumë mikrobe./lajmi.net/

Artikulli paraprakNë pesë vitet e fundit, nataliteti në Kosovë bie mbi 30%
Artikulli i rradhës Kortikosteroidet: Kur duhet përdorur dhe kur duhet shmangur

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.