Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ministri gjerman i Shëndetësisë lobon për migrimin e të rinjve kosovarë, kritikohet nga opozita

Lajme 01/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn pas kontratës me palën kosovare për marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë, u ka bërë thirrje deputetëve të Parlamentit të Gjermanisë që të jenë pro imigrimit të të rinjve kosovarë shtetin gjerman, pasi vendi i tyre ka nevojë për punëtorë shëndetesorë.

“E vërteta është se ata që janë lindur para 18 vitesh nuk mund që sot t’i edukojmë profesionalisht. Nuk mund të mbulojmë kërkesat e mëdha për profesionistë të shkolluar prej mbi 80 mije punonjës me kuadro mjekësore nga brenda. Po, ne duam më shumë profesionistë të edukuar. Por, na duhet fuqia profesioniste nga vendet e tjera”, tha ministri gjerman”, tha ministri gjerman në një fjalim në Bundestagun gjerman të premtën, përcjell Telegrafi.

Deklarata e tij vjen pas kritikave të opozitës në Gjermani se ministri po kërkon kuadro nga sektori i shëndetësisë në Kosovë.

“A e dini se çka po më nervozon më së shumti? Dyfytyrësia juaj. Ky është pikërisht ai lloj imigrimin qe duam”, tha ai.

“Kur isha në Prishtinë në Kosove, takova 18-vjeçarë, bisedova me ta në një gjermanishte standarde pa theks. Edhe pse nuk ishin kurrë në Gjermani, ata thonë se e mësuan gjuhën e këtij vendi për të qenë gati kur do ta kenë shansin e tyre të parë në Gjermani. Sepse duan të ndajnë vlerat e këtij vendi me neve. Sepse duan të zhvendosen këtu, jo për të shkaktuar dëme, por për të jetuar këtu. Ky është pikërisht ai lloj imigrimi që neve na duhet. Shpresoj se do të thoni PO më në fund. Kjo është saktësisht ajo që neve na duhet!”, tha ministri gjerman, që vjen nga radhët e CDU.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn vizitoi gjatë korrikut Kosovën, me ç’rast nënshkroi me palën kosovare marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë.

Ai tha atëherë se Gjermania ka nevojë për rreth 70 mijë infermierë.

“Gjermania ka nevojë për ardhje të ekspertëve të fushës së infermierisë dhe nga sot me nënshkrimin e marrëveshjes kemi krijuar një bazë të përbashkët, që është qëllimi final, shkollimi profesional nëpër shkolla, i cili i referohet standardit gjerman”, tha atëherë ministri Spahn. /Telegrafi

Artikulli paraprakA është mirë të hani banane gjatë gjidhënies
Artikulli i rradhës Lëvizjet e foshnjës në barkun e nënës: Çfarë duhet të dini në lidhje me lëvizjet e para të foshnjës

Ju sugjerojmë

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

22/07/2026 Lajme

Kosova pa të dhëna, Shqipëria kryeson Europën: Një e pesta e ekonomisë shkon për ushqim

22/07/2026 Lajme

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.