Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja cilat ushqime nuk duhet t’i konsumoni kur keni stomakun bosh

Jetë 08/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Disa prej këtyre ushqimeve i konsumoni shumë shpesh, madje dhe çdo ditë.Mirëpo, më poshtë zbuloni efektet negative që ndikojnë në stomakun tuaj.

Kur njerëzit kanë uri, hanë çfarë t’u dalë përpara. Megjithatë, kjo është shumë e rrezikshme, sepse disa ushqime nuk janë të përshtatshme për t’u ngrënë me stomakun bosh, përndryshe shkaktojnë dëme për shëndetin shkruan Telegrafi, transmeton GazetaShneta.

Këto ushqime janë të rreshtuara më poshtë. Nuk duhet t’i hash esëll në mëngjes dhe as kur kanë kaluar shumë orë që nga hera e fundit kur ke ngrënë.

Pije të ftohta

Nëse pi lloje të ndryshme pijesh të ftohta me stomak bosh, stomaku dhe zorrët do të ngacmoheshin dhe do të ndodhnin kontraksione. Kjo, me kalimin e kohës, do të shkaktonte çrregullime të ndryshme enzimatike, përfshirë edhe sëmundjet gastrointestinale. Gjatë periudhës së menstruacioneve, mund të shkaktojnë dhe çrregullime të ciklit.

Banane

Bananet janë të pasura në magnez. Duke ngrënë banane me stomak bosh, në organizëm do të rritej menjëherë niveli i magnezit dhe do të dëmtohej ekuilibri midis tij dhe kalciumit, që mund të kishte një efekt frenues në qarkullimin e gjakut dhe kjo nuk është pozitive për shëndetin.

Qumësht lope dhe qumësht soje

Këto pije përmbajnë shumë proteina. Nëse i pi me stomakun bosh, proteinat do “detyrohen” të shndërrohen në nxehtësi dhe të konsumohen pa arritur të kenë efekt ushqyes dhe forcues. Mënyra e duhur është t’i pish gjatë vaktit me bukë dhe produkte të tjera brumi, ose dy orë pas darke apo para gjumit.

Sheqerna

Të gjithë e dini që sasia e tepërt e sheqerit nuk ju bën mirë, por a e dinit që sheqeri i shtuar në shumicën e ushqimeve të përpunuara, si shurupi i misrit, ka të njëjtin efekt në mëlçi si alkooli? Sheqeri natyral i frutave ekuilibrohet nga fibrat e tyre, por sasitë e mëdha të fruktozës, sidomos në stomak bosh, e ngarkojnë mëlçinë dhe mund ta dëmtojnë.

Sheqeri tretet dhe përthithet lehtë nga trupi. Nëse ha shumë sheqer me stomak bosh, trupi nuk do të mundë të prodhojë insulinë aq sa duhet për të mbajtur një nivel normal të sheqerit në gjak, kështu që niveli i sheqerit në gjak do rritet, duke shkaktuar dëmtim të syve.

Kosi

Pirja e kosit me stomak bosh, i ul efektet e tij pozitive. Kosi duhet pirë dy orë pas darkës, ose para se të shkosh në shtrat. Kjo do ndihmonte që trupi të përthithte vlerat e kosit dhe ai të luante rolin e tij tretës.

Çaj dhe kafe

Të pish kafe me stomak bosh, rrit aciditetin, kjo shkakton djegie stomaku dhe vështirësi në tretje gjatë gjithë ditës. Të pish çaj, mund të frenojë sekretimin e lëngjeve gastrike dhe ul sasinë e vrerit dhe acidit në stomak i cili ndihmon në tretjen e ushqimeve dhe është esencial në procesin e nxjerrjes së kolesterolit të tepërt nga trupi.

Studimi e thotë prerazi, koha kur hani është njëlloj e rëndësishme me atë çfarë hani. /Telegrafi

Artikulli paraprakSi të përgatisni trupin tuaj për shtatzëni
Artikulli i rradhës Benefitet e ujit me limon në mëngjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.