Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A po paralajmërohen masa në QKUK nga Vetëvendosje pas dorëheqjes së kardiokirurgëve

Lajme 06/01/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas dorëheqjes së dy kardiokirurgëve në QKUK, Dr. Raif Çavolli dhe Dr. Arbër Kutllovci, kanë reaguar zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë paralajmëruar ndryshime

Nënkryetarja dhe deputetja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e ka konsideruar si lajm të hidhur dhe turp për zyrtarët që menaxhojnë me shëndetësinë në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.

“Lajm i hidhur se kardiokirurgu, Dr. Raif Cavolli nuk është më pjesë e stafit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare. Mjeku i cili ishte një ndër themeluesit e Klinikës së Kardiokirurgjisë në vitin 2015 dhe që hyri në histori, ndërsa shpërblehët kështu. Turp për ju”, ka shkruar ndër të tjera deputetja e VV-së.

Reagimeve i është bashkuar edhe zyrtari tjetër i VV-së, Sami Kurteshi. Ai ka thënë se Kosova është duke paguar miliona euro nga buxheti i varfër për shërbime në spitale private, ndërsa mjekët në QKUK diskriminohen.

“Kosova paguan miliona euro nga fondet publike e buxhetet e varfëra private të qytetarëve, për shërbime mjekësore megjithë një personel mjekësor të gatshëm dhe të përgatitur për të ofruar të njëjtat në Kosovë. Me gjasë, kjo shumë e mjeteve financiare të derdhura jashtë Kosovës, është shumëfish më e madhe sesa shuma e investuar për të njëjtat shërbime në spitalet tona. Pse? Kush po e pengon këtë? Cili xhep klanor, politik, a privat mafioz po përfiton nga kjo?”

“Gjithë këtë gjendje të tmerrshme në shëndetësinë tonë e lehtëson vetëm sjellja shumë e njerëzishme, transparenca, gatishmëria për veprim, vetëbesimi dhe siguria në përgatitjen profesionale e personelit mjekësor të diskriminuar në kushte pune dhe kompensimin material nga politika e deritanishme zhvatëse. Kjo sjellje politike shtetërore ndaj shëndetësisë duhet të ndryshojë për të mirë, shumë për të mirë, domosdoshmërisht. Sot!”, ka shkruar Kurteshi.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë duke synuar formimin e qeverisë. Ministria e Shëndetësisë pritet të udhëhiqet nga VV-ja dhe një nga emrat e shumëpërfolur është ish-drejtori i shëndetësisë në komunën e Prishtinës Dr. Arben Vitia. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakUlaj për postimin e Morines: Kosova – vend i vakive!
Artikulli i rradhës Arben Vitia ministër i Shëndetësisë, këta janë ministrat tjerë nga VV

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.