Dimri i ftohtë e gjeti Albana Tahirin së bashku me djalin e saj 4 vjeçare në një shtëpizë prej llastiku në Skenderaj.
Albana tash e një vit po qëndron në një shtëpi prej llastiku, të ndërtuar nga vet ajo për t’u strehuar bashkë me të birin e saj raporton KlanKosova, transmeton GazetaShneta.
Ajo tregon se e ka shumë të vështirë mbijetesën me vetëm 80 euro të ndihmës sociale.
Për këtë rast, janë në dijeni dhe Komuna e Skenderajt, të cilët e kanë përkrahur dhe ndihmuar duke i ofruar banim në banesat sociale, por që ajo refuzoi.
Albana, tashmë shpresat i mban tek njerëzit vullnetmirë, për t’i dal në ndihmë në ndërtimin e një shtëpie./KlanKosova