Një fëmijë është në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e gripit sezonal. Pediatri Dr. Ramush Bejiqi ka thënë se fëmija ka edhe probleme me zemër.
Bejiqi i ka thënë “Zërit” se janë duke bërë çmos për t’ia shpëtuar jetën. Ai ka theksuar se fëmijët që kanë edhe probleme të tjera shëndetësore janë shumë të rrezikuar nga gripi.
“Tani për momentin kemi një fëmijë, i cili është edhe me probleme komplekse të zemrës, por edhe i prekur nga gripi dhe që është në gjendje të rëndë. Ne po bëjmë çmos për të, por mund ta humbim luftën për shkak të komplikimeve që zhvillohen te ky fëmijë. Fëmijët që kanë sëmundje kronike, sëmundje në mushkri e në veshkë janë shumë të rrezikuar”, ka deklaruar ai.