Një vajzë tre vjeçare që ishte shtruar në spital muajin e kaluar me simptoma të ngjashme të gripit, tashmë është diagnostifikuar me coronavirusin.
Vogëlushja, Aliyah Cardoza, u pranua në një spital në Los Angelos më 23 dhjetor të vitit 2019 dhe ka mbetur aty për një kohë duke marrë trajtimin, transmeton Gazeta Shneta.
Nëna e vajzës, Gloria Aguilera, tha se vajza e saj kishte simptomat e zakonshme që janë gjatë gripit, të tilla si ethe dhe kollë.
Aguilera e dinte se i duhet ndihma e mjekëve kur të gjitha gjërat që kishte në shtëpi provoi dhe nuk i ndalnin ethet. Pavarësisht që mjekët përshkruan antibiotikë, ata nuk i ndihmuan asgjë në zbutjen e simptomave.
Si përfundim, ajo u shtre në një spital të fëmijëve në Los Angelos në dhjetor dhe ende mbetet nën kujdesin e tyre.
Pas të gjitha analizave, mjekët konfirmuan se Aliyah ka një lloj të coronavirusit, por jo atë që po prek mijëra njerëz në Kinë. Aliyah, sipas mjekëve, ka llojin e coronavirusit NL63. Ndërsa luftonte me këtë sëmundje, pacientja në fjalë, ka pësuar edhe një deformim në mushkëri.
Me kaq shumë frikë dhe pasiguri për coronavirusin, të gjithë mjekët po paralajmërojnë publikun se kërcënimi i vërtetë për shëndetin dhe mirëqenien është ky grip i shpërndarë kohëve të fundit nëpër vende të ndryshme të botës. /GazetaShneta/