Një video e publikuar sot në rrjetet sociale nga nëna Naila Gori ku shihet edukatorja e kopshtit ‘Cambridge Kids’ duke e goditur me shuplakë, ka shkaktuar zemërim të madh tek opinioni.
“Para 3 jave burri më ka tregu që po dyshon diçka, pasi djali tregojke rezistence kur shkojke në kopsht” ka thënë Gori.
Gori thotë se ka dyshime që kjo sjellje të jetë përsëritur edhe më herët dhe për këtë arsye ka kërkuar edhe videot e kamerave të kopshtit, poashtu i ka bërë thirrje policisë që të mirret më detajisht me rastin, për të shikuar nëse do zbulohet edhe diçka nga video incizimet.
Gori ka treguar edhe mënyrën si bashkëshorti i saj, e ka kuptuar se fëmija po keqtrajtohet në kopsht.
“Ata e kanë kompjuterin ne hyrje, i cili është i menaxheres te kopshtit. Burri ka shku me marr fëmiun prej kopshtit, edhe i kanë thanë që janë duke e bërë gati. Ai ka lyp me pa në kamerë se qysh e bajnë gati edhe rasti ne video është rasti cilin e ka pa. Pra krejt ka ndodhur rastësisht” ka shtuar ajo.
Ajo më tej ka thënë se me rastin do të merret drejtësia. “Përveç që e kemi lajmëruar rastin në polici do të mirremi edhe më detajisht me këtë. Kemi angazhuar avokatin i cili do ta trajtoj këtë çështje” ka shtuar ajo.
Ndryshe kopshti ka reaguar sot duke e quajtur si rast të izoluar. Mirëpo edhe në komentet e atij reagimi është postuar edhe një rast tjetër që tregonte një mami që sillej në mënyrë jo profesionale me një fëmijë tjetër./portali.info