Nëse jeni grua, sigurisht keni provuar dhimbjet e menstruacioneve dhe sigurisht pajtoheni me mendimet e gjinekologëve se dhimbjet menstruale janë të njejta me dhimbjet e sulmit në zemër.
Dhimbjet menstruale janë dhimbje të tmerrshme, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas gjinekologëve në Amerikë, termi klinik për menstruacionet e dhimbshme është dismenorrea dhe një në pesë gra e përjetojnë këtë.
Një gjinekolog në University College London, John Gullebaud, tha se ngërçet e grave gjatë menstruacioneve janë të njejta sikur të kesh një sulm në zemër.
Nëse vuani rregullisht nga dhimbjet e menstruacioneve, atëherë sigurisht se pajtoheni me këto deklarata.
Sipas Rrjetit Shëndetësor të Grave, mbi 40% e grave vuajnë nga dysmenorrhea ose dhimbja e barkut siç njihet në mënyrë popullore.
Këto dhimbje shpesh shoqërohen me gjakderdhje të rëndë, lëkundje të humorit dhe lodhje. /GazetaShneta/