Një deputet iranian ka ndërraur jetë pasi ishte prekur nga sëmundja e koronavirusit Covid-19, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve.
Mohammad Ali Ramazani Dastak ka qenë deputet i përzgjedhur për zonën e Astanas, besohet se javën e kaluar ishte testuar pozitiv me koronavirusin, shkruan independent.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.
Ai ka ndërruar jetë sot në mëngjes pasi ishte hospitalizuar për shkak të “infulenzës”.
Ndërkaq zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë ka konfirmuar se deri më tani në Iran kanë ndërruar jetë 43 persona nga koronavirusi, ndërsa rreth 590 të tjerë janë të sëmurë. /Gazeta Shneta/