Është hapur konkursi për drejtorë të katër klinikave në Qendrën Klinike Universitare.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka shpallur konkursin për katër drejtorë të klinikave në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.
Konkursi është hapur për Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, për Shërbimin klinik të Kardiokirurgjisë, për Klinikën e Ortopedisë dhe për drejtorë të Klinikës së Hematologjisë.
Mandati i drejtorëve do të jetë katër vjeçar sipas Ligjit për Zyrtarët Publik, Neni 79, paragrafi 2.
Për t’ua kualifikuar si kandidat në këto pozita, mjekët duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë pune pas specializimit në klinikë. Kandidatët me thirrje akademike ose shkencore do të kenë përparësi.
Konkursin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU. /Gazeta Shneta/



