Koronavirusi po shkakton shqetësim tek njerëzit kudo.
Po sikur të keni një gjendje të frymëmarrjes siç është astma cfarë ndodh pas?
Prandaj, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se ndërsa personat e të gjitha moshave mund të infektohen nga koronavirusi i ri, mirëpo të moshuarit dhe njerëzit me kushte para-ekzistuese si astma, diabeti dhe sëmundjet e zemrës, duket se janë më të prekshëm për ta marr këtë virus.
Gjithashtu, sigurohuni që po ndiqni hapat e këshilluar si shembull, higjenën e mirë të duarve dhe higjenën e mirë të frymëmarrjes.
Pse preken njerëzit me astmë nga virusi?
Flet, shefe e këshillave për shëndetin e astmës Xhesika Kirby: “Koronavirusi mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes për këdo, por për 5.4 milion njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar me astmë, rreziku është më i madh.
Viruset e frymëmarrjes si kjo mund të shkaktojnë simptoma të astmës dhe mund të çojnë në një sulm astme”.
Këshilla të përgjithshme shëndetësore për të zvogëluar rrezikun e koronavirusit:
-Lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose sanitator dore.
-Përdorni palomat për të kapur një teshtimë dhe pastaj vendosni menjëherë në kosh menjëherë.
-Mundohuni të shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit me simptoma si kollitja dhe teshtitja.
-Mos i prek sytë, hundën ose gojën, nëse duart nuk janë të pastra. /Gazeta Shneta/