Ka shkuar në 70 bilanci i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, ka njoftuar zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.
“NË 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar. Nga ta 6 kanë dalë pozitiv. 5 nga Tirana, një nga Fieri. Deri në këto momente në Shqipëri janë testuar 732 raste, dhe në total pozitiv kanë dal 70”, ka deklaruar Rakacolli. /Gazeta Shneta/