Ndërsa rastet e sëmundjes me koronavirus, COVID-19, në mbarë botën kanë shfaqur krizë të re globale.
Fëmijët duket se janë kryesisht të padëmtuar nga sëmundja. Por, një studim i ri tregon që jo të gjithë fëmijët janë të kursyer, një përqindje e vogël e fëmijëve zhvillojnë sëmundje serioze nga COVID-19, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi, botuar në revisten Pediatrics është studimi më i madh deri më tani për të ekzaminuar ashpërsinë e COVID-19 tek fëmijët.
Studiuesit analizuan informacione nga më shumë se 2,000 raste të konfirmuara dhe të dyshuara të COVID-19 te fëmijët që u raportuan në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve midis 16 janarit dhe 8 shkurt.
Ashtu si me raportet e mëparshme, studimi i ri zbuloi se shumica e rasteve, më shumë se 90%, ishin të buta ose të moderuara. Në mesin e këtyre rasteve, fëmijët përjetuan simptoma të tilla si ethe, kollë, dhimbje të fytit, teshtitje dhe ndonjëherë pneumoni.
Por, rreth 6% e fëmijëve zhvilluan sëmundje të rëndë ose kritike me simptoma të tilla si gulçim dhe hipoksi ose nivele të ulëta të oksigjenit në indet e trupit. /GazetaShneta/