Temperaturat e ngrohta dhe lagështia më e lartë mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së virusit.
Ashtu si disa viruse të tjera si gripi, a ekziston mundësia që koronavirusi i ri të përhapet më pak me rritjen e temperaturave?
Një studim i ri ka zbuluar se koronavirusi i ri, i quajtur SARS-CoV-2, nuk u përhap në mënyrë efektive në rajone më të nrohta dhe më të lagështa të botës siç ndodhi në zonat më të ftohta, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithëse analiza e hershme e botuar në revistën Rrjeti Kërkimor i Shkencave Sociale, nuk ofron një përmbledhje të asaj që mund të presim në muajt e ngrohtë që do të vijnë.
Qasim Bukhari dhe Yusuf Jameel, të dy na Instituti i Teknologjië në Masaçustes analizuan raste globale të sëmundjes së shkaktuar nga virusi, COVID-19, dhe zbuluan se 90% e infeksioneve ndodhën në zona që janë midis 3 deri në 17 gradë celsius dhe me lagështi absolute prej 4 deri 9 g/m3.
Në vendet me një temperaturë mesatare më të madhe se 18 gradë celsiu dhe një lagështi absolute më të madhe se 9g/m3, numri i rasteve të COVID-19 është më pak se 6% e rasteve globale.
Kjo tregon që transmetimi i virusit 2019-nCoV mund të ketë qenë më pak efikas në klimën e lagësht më të ngrohtë. Lagështia veçanërisht mund të luaj një rol duke pasur parasysh që pjesa më e madhe e transmetimit të COVID-19 ka ndodhur në zona relativisht më pak të lagështa.
Përhapja e disa viruseve të frymëmarrjes siç janë viruset e gripit, zovëglohen në lagështi të lartë dhe temperaturë të lartë. Nuk është saktësisht e qartë pse temperatura dhe lagështia ndikojnë në virsun e gripit ose viruse të tjera sezonale. Por disa viruse shuhen në ajër të ngrohtë. /GazetaShneta/