Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

300 euro ndihmë për stafin mjekësor: Ankesa nga infermierët, inspektorët nuk përfshihen fare

Lajme 31/03/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qeveria ka miratuar pakon financiare ku mjekët dhe infermierët do të ndihmohen me nga 300 euro, ndërsa inspektorët shëndetësorë dhe farmaceutik nuk janë përfshirë fare. Pakënaqësi ka pasur edhe nga infermierët të cilët këtë ndihmë e kanë quajtur “sa një drek e ministrit”

Qeveria e Kosovës ka marr vendim për pagesë prej 300 euro për punëtorët në terren të cilët po përballen me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Ky vendim është marr mbrëmë nga Qeveria Kurti ku është miratuar Pakoja Emergjente Fiskale për bizneset, ndërmarrjet publike dhe institucionet tjera, shkruan Gazeta Shneta.

Në pikën 1.6 është caktuar vlera prej 300 euro ndihmë për punëtorët që janë në terren dhe janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezikut të infektimit në punën e tyre, ku përfshihen mjekët dhe infermierët, policët, zjarrfikësit, punëtorët në Qendrën e Studentëve.

Në këtë vendim janë përfshirë edhe inspektorët e punës dhe të tregut, por jo edhe inspektorët e Inspektoratit Shëndetësor dhe Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët punojnë në terren me inspektime në institucione shëndetësore publike dhe private.

Pakënaqësi për këtë pako kanë shprehur edhe infermierët e Klinikës Infektive të cilët ndihmën prej 300 euro e kanë konsideruar si lëmoshë. Infermierja Rija Hashani e cila punon në njësinë e Intensivës në Klinikën Infektive, thotë se jeta e saj nuk vlen 300 euro.

“Jeta ime nuk vlen 300 euro, sepse prindërit e mi dhe familja ime nuk me blen për 300 euro, e as nuk më shkolluan me 300 euro, sepse unë nuk punoj 30 minuta për 300 euro, sepse ndoshta 30 ditë apo 300 ditë nuk do e shoh familjen time”, ka deklaruar Hashani në një postim të saj në Facebook.

Ajo i ka lutur institucionet që t’ia dërgojnë 300 maska, dorëza dhe veshje mbrojtëse nga rreziku gjatë punës së saj me pacientë.

Ndërkaq me këtë vendim do të ndihmohen me nga 100 euro shtesë për dy muaj edhe punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave të bukës dhe barnatoreve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak8 zakonet që nuk lejojnë infeksionin maja të largohet
Artikulli i rradhës Edhe dy infermiere të Klinikës Infektive testohen pozitiv me koronavirus

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.