Studimet tregojnë se është gjetur që vaksina potenciale kundër koronavirusit e zbuluar nga shkencëtarë amerikan prodhon mjaftueshëm antitrupa për luftimin e këtij virusi.
Vaksina e cila së pari u testua në minj nga hulumtuesit amerikanë në shkollën mjekësore të Universitetit të Petërsburgut gjeneron mjaft sasi të antitrupave që do të mund të “neutralizojnë” virusin brenda dy javësh të injektimit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Shneta.
Ende është në testim e sipër ky lloj i vaksinës, por që duhen edhe disa muaj për mundësinë e testimit në njerëz.
Shkencëtarët përreth gjithë globit po gjurmojnë në zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit. Virus ky që tashmë ka infektuar mbi 1 milionë njerëz dhe ka shkaktuar vdekjen e mbi 50,000 njerëzve në mbarë botën./GazetaShneta/