Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar më herët për 5 raste të reja të konfirmuara pozitiv me koronavirus Covid-19. IKSHPK njoftoi se tre prej tyre janë nga Banja e Malishevës
Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, në një prononcim për Gazetën Shneta ka treguar se këto tre raste janë familjar të dy rasteve të para që u shfaqen të premten në Banjë.
Fatkeqësisht ai ka deklaruar se kjo familje nuk e dijnë nga kush janë infektuar. “Ende nuk e dijnë nga kush kanë mundur të infektohen. Familja ka deklaruar se nuk kanë pas kontakt me të prekurit tjerë nga Malisheva. Ende nuk është zbuluar kontakti ose lidhja e tyre. Ata kanë një market dhe ndoshta aty ka mundur me ardh dikush i infektuar”, ka thënë Begaj.
Ai ka thënë se disa prej të sëmurëve po trajtohen në Klinikën Infektive ndërsa disa të tjerë nëpër shtpëitë e tyre, por të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Në Malishevë bilanci i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 44, ndërsa në total në Kosovë në 140. /Gazeta Shneta/