Gjatë ditës së djeshme, një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka dalë pozitiv me COVID-19.
Kështu e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti.
“Po mund t’ju konfirmojmë se një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka dalë dje pozitiv me Koronavirus. Ai momentalisht nuk është në Ministri dhe personat që kanë qenë në kontakt me të i janë nënshtruar testit dhe tani presim rezultat” ka thënë shkurt Hoti
Kujtojmë se vetëm ditën e djeshme në vendin tonë janë regjistruar edhe 20 raste të reja me Covid 19 ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 3./frontonline