Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbijetuesi i 5 Qeverive – Naser Ramadani që 14 vjet në krye të IKSHP-së

Lajme 09/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Naser Ramadani ka renditur 48 punime shkencore në biografinë e tij dhe 51 kumtesa në konferenca ndërkombëtare. Por, ai ka të renditura edhe vitet e gjata si Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, një prej institucioneve të rëndësishme të shëndetësisë, aq më tepër tash në kohë pandemie, shkruan Reporteri.

Në biografinë e tij të publikuar në faqen e Fakultetit të Mjekësisë, ku është edhe Profesor i assocuar në Katedrën e Epidemiologjisë, ai ka treguar edhe përvojën e punës dhe sipas saj, Ramadani del se ka 14 vjet që po e udhëheq IKSHP-në.

Sipas CV-së së tij, ai këtë detyrë e ka marrë në vitin 2006 dhe që nga ajo kohë, kjo është detyra e tij menaxheriale e vetme.

Këtu mund ta gjeni CV-në e tij: KLIKO

Aty nuk shkruan për muajin e zgjedhjes së tij drejtor, por duket interesante se megjithatë ka rezistuar në këtë pozitë, ani pse që nga ajo kohë janë ndërruar disa ministra e 5 Qeveri. Se është aty që nga kjo pozitë, e ka pohuar edhe në deklarimin e pasurisë në vitin e kaluar. Vitin e emërimit e ka shënuar pikërisht vitin 2006.

Deklarimi e pasurisë se tij mund ta lexoni: KËTU

Në fakt, një përpjekje për ta larguar atë nga detyra e drejtorit ishte bërë në vitin 2011. Por, në vitin 2012 ai e kishte fituar këtë betejë, për të qenë deri sot në krye të këtij instituti.

Në atë kohë, shkruanin mediat, Ramadani kishte ndjekur betejat ligjore me ministrinë, që ishte dorëzuar pas dy muajve.

“Me një vendim pa bazë ligjore, jam ndaluar të hyj në hapësirat e institutit kombëtar, pa kurrfarë arsyetimi. Pastaj unë kam udhëhequr gjitha procedurat e nevojshme ligjore për vazhdimin e mandatit tim dhe realizimin e aktiviteteve të cilat parashtrohen para institutit kombëtar”.

“Por administrata e Ministrisë së Shëndetësisë, duke shkelur një varg procedurash ligjore, faktikisht nuk iu ka përmbajtur ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, dhe mua më është dashur të kërkoj të drejtën time në organet më të larta të jurispodencës të shtetit të Kosovës, dhe jam rikthyer me të drejtë të plotë ligjore në postin e drejtorit të IKSHP-së”, kishte thënë në atë kohë ai, raportonte Radio Evropa e Lirë.

Për dy muaj, gjatë kohës që Ramadani nuk ishte në pozitën e udhëheqësit të institutit kombëtar, Sabit Bajqinovci ishte zgjedhur drejtor.

IKSHP është një institucion i rëndësishëm i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ramadani kohët e fundit ka përjetuar edhe një shkarkim. Ai është shkarkuar nga pozita e anëtarit të Bordit të SHSKUK-së bashkë edhe me disa tjerë, për t’ua lënë vendin disa të tjerëve. Në CV-në e tij shkruan se më herët ka punuar edhe në Ministri të Shëndetësisë dhe edhe në Drenas në Qendrën e Mjekësisë Familjare./Reporteri

Artikulli paraprakGratë shtatzëna dhe periudha Covid-19, si të parandaloni koronavirusin kur jeni shtatzënë
Artikulli i rradhës Hudhra dhe Covid-19, këshillat e rreme shëndetësore që duhet ti injoroni

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.