Gruaja 39 vjeçare nga fshati Lluga e Istogut e cila u operua dje në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK ndërroi jetë gjatë ditës së sotme, duke u bërë viktima e tetë.
Ajo ishte rasti i parë që u diagnostifikua me këtë sëmundje nga komuna e Istogut dhe Drejtori i Shëndetësisë i kësaj komune tregon se nuk kanë informata se nga është infektuar, transmeton Gazeta Shneta.
Dy fëmijët e viktimës tanimë janë duke qëndruar me xhaxhain e tyre pasi bashkëshori i saj kishte ndërruar jetë disa vite më parë.
Gjithashtu, Komuna e Istogut tanimë janë në gjurmim të rasteve të të gjitha kontakteve që ajo mund të ketë pasur me personat e tjerë.
Kujtojmë se numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë është 362, nga këta 59 janë të shëruar dhe 8 kanë humbur jetën. /GazetaShneta/