Drejtori i Spitali Amerikan ne Kosove Igli Larashi përmes Radio Dukagjinit, i pyetur per infermieret e prekur nga virusi deklaroi se “Spitali Amerikan ne Kosove dhe Komiteti Emergjences se ketij spitali ka marre te gjitha masat e parashikuara ne raste tê tilla nga Ministria e Shendetesise dhe OBSH.
“Stafi i prekur eshte vete-izoluar dhe udhezuar te kufizoje maksimalisht kontaktet me persona të tjere. Ata nuk kane simptoma të semundjesh por raportojne çdo ditë lidhur me gjendjen e tyre nepermjet telefonit”.
“Me perfundimin e dite e te veteizolimit ata do te testohen edhe nje here per te pare nese e kane kaluar semundjen. Nderkohe Spitali ka marre te gjitha masat për sterilizimin dhe dezifektimin e ambienteve si edhe ka zevendesuar punonjesit ne vete-izolim me staf tjeter per te garantuar sherbim pa nderprere 24 ore për çdo emergjencë të mundshme”, ka deklaruar Larashi.