Studimi i nxit mjekët të marrin parasysh simptomat e mundshme neurologjike kur diagnostikojnë pacientë të rinj.
Pacientët me COVID-19 kanë pësuar edhe simptoma të tjera neurologjike, sipas studimit të parë shkencor për të analizuar efektet e sëmundjes në trurin e njeriut shkruan sky.news, transmeton GazetaShneta.
Studimi zbuloi se efektet neurologjike janë parë në më shumë se një e treta e të gjitha rasteve të pacientëve të shtruar me COVID-19, por prekën më shumë se 45% të atyre me infeksione të rënda.
Shkencëtarët paralajmërojnë se sëmundja mund të infektojë “sistemin nervor, muskulin skeletor, si dhe traktin respirator”, i cili mund t’u sigurojë punonjësve të kujdesit shëndetësor një mënyrë shtesë për të diagnostikuar pacientët.
Ende nuk është e qartë nëse koronavirusi po shkakton goditje direkt ose si rezultat i përgjigjes inflamatore të trupit, gjithashtu dhe neurologët kryesorë thonë se nevojiten më shumë hulumtime.
Studimi u krye nga studiues të Universitetit Huazhong në Wuhan dhe Instituti Neurologjik Barrow në Arizona.
Ekipi analizoi raste në Wuhan në Kinë, mes 16 janarit dhe 19 shkurtit – përfshirë 214 pacientë të shtruar në spital, diagnozat e të cilëve u konfirmuan në laborator.
Pak më shumë se një e treta e këtyre pacientëve, 78 (36.4%) kishin simptoma neurologjike
Megjithatë, ndryshe nga pacientët me SARS, studimi i ri zbuloi se simptomat neurologjike mund të shfaqen shumë herët brenda infeksionit./GazetaShneta/