Disa ditë më parë, vogëlushja pesë muajshe Amelia Woodger ishte duke luftuar për jetën pasi u prek nga Covid-19.
Nëna e saj, Emily, 25 vjece tha për Mirror.co.uk se “Amelia është normalisht një bebe shumë e lumtur dhe vigjilente por ajo kohët e fundit ishte shumë e përgjumur, me zgjim të vështirë, e molisur dhe qante gjatë gjithë kohës dukej sikur ishte në dhimbje” u shpreh ajo transmeton Gazeta Shneta.
Nëna Emily qëndroi e vetme në shtratin e Amelia për tre ditë – pasi asnjë anëtar tjetër i familjes nuk u lejua të vizitojë për shkak të rreziqeve, përfshirë burrin e saj, Connor.
Ajo thotë: “Nuk mund të ndaloja së qari, mërzitesha shumë, ju asnjëherë nuk mund ta dini se mund ta keni radhën për infektim”.
Falë stafit të NHS (Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Angli), Amelia është në shtëpi dhe familja po bën javën e tyre të dytë të izolimit.
Emily postoi një foto të vajzës, duke shtuar: Ne jemi vetëm dy nga fatlumet që kemi dalë në anën tjetër. Dhurata e jetës është dhurata më e mirë për të gjithë ”. /Gazeta Shneta/