Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive për më shumë se tre dekata, tha se koronavirusi do të jetë edhe ndaj vjeshtës.
“Unë jam i bindur që vaksinë nuk do të kemi edhe 12-18 muaj”, shtoi ai, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas ekspertëve ekziston mundësia që virusi mund të jetë këtu gjatë dimrit dhe sipas tyre nëse nuk presim një valë të dytë ose një mutacion të këtij virusi, atëherë nuk kemi mësuar asgjë.
Ata gjithashtu aludojnë se katër koronaviruse sezonale nuk duket se sjellin imunitet afatgjatë.
“Ne nuk do të kemi një vaksinë deri në dimrin e ardhshëm”, tha Anthony Fauci.
Imuniteti i koronavirusit ndryshon nga sëmundjet e tjera. Edhe pse koronaviruset e tjera ishin shpërndarë në Kinë dhe Hong Kong, personat kishin imunitet afro dy vjet por jo më gjatë.
Për MERS-CoV, një koronavirus që ka shkaktuar qindra raste në Lindjen e Mesme, njerëzit ruajnë imunitet për afro 18 muaj, megjithëse përgjigja afatgjatë për të qenë të ekspozuar ndaj vrusit përsëri mund të varet nga ashpërsia e infeksionit origjinal.
Pa një vaksinë, njerëzit nuk mund të krijojnë imunitet për koronavirusin. Sidoqoftë, sipas ekspertëve në mungesë të një vaksine, disa kushte janë të nevojshme për të luftuar koronavirusin si niveli i lartë i imunitetit të popullatës dhe imuniteti të jetë i qëndrushëm që virusi të mos mutatohet. /GazetaShneta/