Një mjek në Spitalin Universitar George Washinton dëshiron që të gjithë ta dinë saktësisht se si Covid-19 mund të dëmtojë mushkëritë tuaja.
Ai krjioi një interpretim virtual të mushkërive nga një pacient aktual duke u trajtuar në spital dhe ai mendon se ky është një mesazh i fuqisëm për publikun, transmeton Gazeta Shneta.
“Ky pacient është një zotëri në fund të viteve të 50-ta, i cili fillimisht kishte ethe dhe kollë jo produktive si shumë njerëz të tjerë. Simptomat e frymëmarrjes përparuan mjaft shpejt, deri në pikën ku ai duhej të intubohej dhe të vihej në ventilator”, tha ai.
Një realitet virtual, dhënia 360 shkallë tregon saktësisht se çfarë bën virusi në trupin e njeriut.
Në partneritet me një kompani të quajtur Teatri Kirurgjik, ai përdori skanimin CAT të pacientit koronavirus për të krijuar një model interaktiv.
“Kjo perspektivë duhet të hapë sytë e të gjithëve ndaj rreziqeve të Covid-19”, shtoi ai. /GazetaShneta/