Sipas një studimi të 78,000 pacientëve, njerëzit me nivele të ulëta të vitaminës D janë pothuajse dy herë më të predispozuara se ata me nivele të larta të vitaminës D ndaj COVID-19.
Për më tepër, njerëzit me mungesë të vitaminës D kishin më shumë të ngjarë të ishin më të sëmurë për më gjatë shkruan Express.co.uk
Në lidhje me këtë Dr Simran Deo, ka treguar më shumë në lidhje me rolin e vitaminës D në luftën kundër koronavirusit përcjell Gazeta Shneta.
I pyetur pse vitamina D është kaq e rëndësishme për trupin, Dr Deo tha: Vitamina D është thelbësore që trupi i njeriut të funksionojë ashtu si duhet.
Poashtu rregullon sasinë e kalciumit dhe fosfatit në trupin tuaj – lëndë ushqyese të cilat janë të nevojshme për dhëmbë, kocka dhe muskuj të shëndetshëm.
“Si dhe vitamina D i ndihmon muskujt tanë të qëndrojnë të shëndetshëm dhe në gjendje të mirë pune”.
“Sistemi imunitar gjithashtu e përdor atë për të luftuar bakteret dhe viruset, duke na ndihmuar të mbetemi të shëndetshëm.”
Kur u pyet se çfarë ndodh me trupin kur një person ka mungesë të vitaminës D, Dr Deo u përgjigj:
“Nëse keni nivele të ulëta të vitaminës D, mund të vini re që sëmureni më shpesh, plagët në lëkurën tuaj duhen më shumë kohe për t’u shëruar, ose ju përjetoni humor të ulët”.
Poashtu, ai theksoi se disa kushte shëndetësore dërgojnë në nivele të ulëta të vitaminës D sic janë: një indeks trupor i madh (obeziteti), sëmundja e veshkës ose mëlcisë, ose barnat antiepileptike.
“Ju mund të përpiqeni të siguroheni që niveli juaj i vitaminës D të jetë mjaft i lartë duke ngrënë ushqime të pasura me të.
Këto përfshijnë djathë, peshk vajor si skumbri, salmon dhe ton, mëlçia e viçit dhe të verdhën e vezëve” shtoi ai.
Por, jo e tërë sasia merret vetëm përmes dietës së pasur ushqyese andaj Dr Deo tha se:
“Drita e diellit ose suplementet mbeten mënyra më efektive për të marrë vitaminë D.”
“Vitamina D përmirëson funksionin e sistemit imunitar dhe suplementet ndihmojnë në rritjen e rezistencës ndaj infeksioneve të frymëmarrjes.
“Meqenëse COVID-19 është një sëmundje e frymëmarrjes, ajo mund të kufizojë ashpërsinë e sëmundjes për ata që infektohen, megjithatë nuk ka asnjë provë përfundimtare që i lidh këto të dyja” përfundoi ai. /Gazeta Shneta/