Një infermiere 35 vjeçare e cila kontraktoi koronavirusin ndërsa ishte shtatzënë po lufton për jetën e saj pasi kaloi në arrest kardiak.
Sylvia LeRoy u diagnostifikua me virusin vdekjeprurës në fund të marsit ndërsa ajo ishte 28 javë shtatzënë, njoftoi Neë York Post, transmeton Gazeta Shneta.
Infermierja në Neë York, kishte simptoma të koronavirusit në mars kur ajo filloi të kishte të dridhura, ethe dhe lodhje.
Pastaj më 27 mars, Sylvia u pranua në Qendrën Mjekësore të Universitetit Brookdale në Broënsville, ku ajo punon, dhe rezultoi pozitive për Covid-19.
Burri i saj, Jeffry, i tha gazetës se ai beson se gruja e tij kontraktoi virusin ndërsa po punonte në spital.
Disa ditë më vonë, infermierja u transferua në Spitalin Mount Sinai në Manhattan dhe u vu në një ventilator.
Gjendja e saj u përmirësua, pasi ajo u hoq nga makina e frymëmarrjes dhe u zhvendos jashtë kujdesit intensiv.
Por më 12 prill, Sylvia kaloi në arrest kardiak.
Mjekët ishin të detyruar që ta kalonin në lindje me prerje cezariane. Vajza e Sylvia, Esther, ka lindur në 30 javë duke peshuar vetëm tre e gjysmë paund dhe aktualisht është në njësinë e kujdesit intensiv neonatal.
Sidoqoftë, për shkak që nëna kishte vujatur për oksigjen, vajza nuk po përgjigjet në mënyrat konjitive për asgjë. /GazetaShneta/