Kancelarja Angela Merkel do të takohet të mërkurën me kryeministrat për të diskutuar sesi vendi planifikon të kthehet në jetën normale pas koronavirus.
Qendra e Gjermanisë për Kontrollin e Sëmundjeve të hënën shënoi rritjen më të ulët të vdekjeve në një hapësirë 24-orëshe që nga 25 mars shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ministrat planifikojnë të diskutojnë kur shkollat, kopshtet, restorantet, baret dhe kafenetë mund të jenë në gjendje të rihapen.
Ata do të flasin gjithashtu kur ngjarjet sportive mund të kthehen në kalendar, sipas zëdhënësit të Merkel Steffen Seibert.
Kishat në Gjermani u rihapën të dielën, ndërsa sot janë hapur edhe parukeritë.