Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH anulon një kontratë për teste, të njëjtën ia jep një kompanie tjetër më të shtrenjtë

Lajme 06/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka anuluar një kontratë për furnizim me teste për Covid-19, dhe me të njëjtën e ka shpërblyer një kompani tjetër disa mijëra euro më të shtrenjtë.

Muajin e kaluar Ministria e Shëndetësisë publikoi ‘Njoftimin për dhënie të kontratës’ për “Furnizim Emergjent me material laboratorik për testim ne SAR-SCOV-2 për Corona-Virus” më datën 22 prill. Kjo kontratë i ishte dhënë kompanisë “Vitech” e cila kishte ofertuar me çmimin më të lirë, përkatësisht 151.361,17 euro, shkruan Gazeta Shneta.

Por kjo kontratë u anulua dhe kompania u shpall e papërgjegjshme disa ditë më vonë, ndërsa kontrata me çmim më të shtrenjtë iu dha një kompanie tjetër.

“Gjate procesit te vlerësimit-negocimit është shpallur fitues kompania ‘Vitech’,  por pas shpalljes fituese te kompanise ne fjalë, e njejta ka deklaruar se nuk mundet te beje furnizimin me artikullin 2. Dhe,  me ketë rast,  kjo kompani është cilësuar si e papërgjegjshme dhe pas dështimit te saj, me kontratë është shpërblye kompania  tjeter ‘Interlab’”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Gazetën.

Kompania që u shpërblye me kontratë ofertoi me çmim 157.925,00, rreth 6 mijë më shtrenjtë sesa kompania e parë.

Kujtojmë se MSH kompaninë “Interlab” e ka shpërblyer edhe me kontratën për ventilatorë në shumën prej 749 mijë euro. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDy pacientë me COVID 19 në gjendje të rëndë, të dy kanë probleme me veshkë
Artikulli i rradhës Klinika “Dr. Behar Kusari” rihap shërbimin për frytnim të asistuar, fillon punën pas pandemisë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.