Simptomat e ngjashme si të Covid-19, po vazhdojnë të shfaqen tek fëmijët në New York.
E kjo gjendje, sipas zyrtarëve shëndetësor po mendohet se ka lidhje me Covid-19 shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Sëmundja Kawasaki është krijuar në një fenomen që target vazhdon të jenë fëmijët nën moshën pesë vjeçare.
Rreth 64 fëmijë në New York janë hospitalizuar, pasi shfaqën simptoma shqetësuese si ethe të vazhdueshme, sindromën e shokut toksik dhe karakteristika të ngjashme me sëmundjen Kawasaki, tha këshilltari shëndetësor shtetëror.
Sëmundja Kawasaki shkakton inflamacion në muret e arterieve dhe mund të kufizojë rrjedhën e gjakut në zemër. Ndërsa, zakonisht është e shërueshme dhe shumica e fëmijëve shërohen pa probleme serioze, gjithashtu mund të jetë vdekjeprurëse./GazetaShneta/