Diku rreth 5 deri në 80% e njerëzve që testojnë pozitiv për Covid-19 mund të jenë asimptomatikë ose të zhvillojnë vetëm simptoma ditë ose edhe javë pas testit të tyre.
Shumë prej këtyre njerëzve do të kenë një formë të butë të sëmundjes pa simptoma të qëndrueshme, transmeton Gazeta Shneta.
Por, sipas OBSH njerëzit që kanë simptoma më të rënda ose kritike mund të presin shërim nga tre deri në gjashtë javë.
Dhimbje në mushkëri
Sipas ekspertëve ky virus krijon një reagim imunitar tepër agresiv, kështu që hapësirat në mushkëri janë të mbushura me mbeturina dhe qelb duke i bërë mushkëritë tuaja më pak funksionale.
Një studim nga Kina zbuloi se 77 përqind e pacientëve, Covid-19, kishin dëmtime në mushkëri dhe sipas studiuesve është akoma shumë herët të dimë nëse pacientët me simptoma të vazhdueshme ët mushkërive do të kenë dëmtim të përhershëm të mushkërive.
Goditje në tru, emboli dhe koagulim i gjakut
Shumë pacientë të shtruar në spital për Covid-19 janë duke përjetur nivele të papritura të mpiksjes së gjakut, me gjasë për shkak të përgjigjeve inflamatore ndaj infeksionit. Këto mund të shkaktojnë bllokime të mushkërive, goditje në tru, sulme në zemër dhe komplikime të tjera me efekte serioze dhe të qëndrueshme.
Mpiksjet e gjakut që formojnë ose arrijnë në tru mund të shkaktonë goditje në tru. Edhe pse goditjet shihen në mënyrë tipike tek njerëzit e moshuar, goditjet tani raportohen edhe tek pacientët e rinj Covid-19.
Në Wuhan, Kinë, rreth 5 përqind e pacientëve të shtruar me Covid-19 kishin shtruar goditje dhe një model i ngjashëm u raportua edhe me SARS.
Dëmtim i zemrës
Të qenit i sëmurë në mënyrë kritike, veçanërisht me nivele të ulëta të oksigjenit, i bën stres shtesë zemrës. Në Kinë, mjekët vunë re që disa njerëz kishin edhe dhimbje në gjoks. Para se të rezultonin pozitiv për Covid-19, ata kishin edhe sulm në zemër.
Një studim nga Wuhan në janar zbuloi se 12% e pacientëve Covid-19 kishin shenja të dëmtimit kardiovaskular. Këta pacientë kishin nivele më të larta të troponinës, porteinë e lëshuar në gjak nga një muskul i dëmtuar i zemrës.
Që atëherë, raporte të tjera sugjerojnë se virusi mund të shkaktojë direkt miokardit akut dhe dështim të zemrës.
Ndikimet në shëndetin neurokognitiv dhe mendor
Covid-19 gjithashtu duket se ndikon në sistemin nervor qendror, me pasoja potencialisht afatgjata. Në një studim nga Kina, më shumë se një e treta e 214 personave të shtruar në spital me Covid-19 të konfirmuar kishin simptoma neurologjike, duke përfshirë marramendje, dhimbje koke, vetëdije të dëmtuar, humbje të shijes dhe aromës. /GazetaShneta/