Pas studimit të të dhënave globale nga pandemia e koronavirusit, studiuesit kanë zbuluar një lidhje të fortë midis mungesës së rëndë të Vitaminës D dhe niveleve të vdekshmërisë.
Udhëhequr nga Universiteti Northwestern, ekipi hulumtues kreu një analizë statistikore të të dhënave nga spialet dhe klinikat në të gjithë Kinën, Francën, Gjermaninë, Italinë, Iranin, Korenë e Jugut, Spanjën, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit vunë në dukje se pacientët nga vendet me shkallë të lartë të vdekshmërisë, të tilla si Italia, Spanja dhe Britania e Madhe kishin nivele më të ulëta të vitaminës D në krahasim me pacientët në vendet që nuk ishin aq të prekur.
Studiuesit thonë se është e rëndësishme që njerëzit të dinë se mungesa e vitaminës D mund të luajë një rol në vdekshmëri.
Sipas tyre, kjo ka nevojë për studim të mëtejshëm dhe këto të dhëna mund të çojnë në objektiva të reja terapeutike. /GazetaShneta/