Një infermiere që trajtoi pacientët me koronavirus pa maskë, vdiq 14 ditë më vonë.
Celia Marcos, 61 vjeç, e cila punoi për 16 vjet në Qendrën Mjekësore Holandeze në Los Angeles, Kaliforni, vdiq më 17 prill pasi rezultoi pozitivisht për virusin, transmeton Gazeta Shneta.
Dy javë më parë, Marcos po punonte në spital kur kuptoi se një pacienti iu kishte ndalur fryma.
Në atë kohë, goja dhe hunda e saj ishin të mbrojtura vetëm nga një maskë e hollë kurirgjikale dhe ajo nuk pati kohë që të kërkonte maskën N95 para se ta trajtonte atë.
Kolegët thanë se ajo vrapoi në dhomë dhe filloi ta shtypte në gjoks, një teknikë që synonte të fillonte përsëri frymëmarrjen por do të kishte hedhur disa grimca nga goja e tij në ajër.
Ajo rezultoi pozitiv për virusin 12 ditë më vonë dhe vdiq pas dy ditësh. /GazetaShneta/



