Një e treta e infermiereve që trajtojnë pacientët Covid-19 thonë se shëndeti i tyre mendor është përkeqësuar sipas një sondazhi.
Një sondazh prej 3.500 infermieresh të realizuar nga Nursing Times zbuloi se 33 pëqind thanë që po përjetonin nivele të rritura stresi dhe ankthi, transmeton Gazeta Shneta.
Nga të anketuarit, 87 përqind tahnë se ndjeheshin më të stresuar në punë sesa zakonisht.
“Ballafaqimi me pandeminë Covid-19 ka pasur një ndikim të konsiderueshëm negativ në shëndetin mendor të infermierëve dhe punonjësve të kujdesit”, tha Susan Masters, kryeinfermier në Kolegjin Mbretëror të Infermierisë.
Sipas sondazhit, infermierët janë gjendur në situata të frikshme, pavarësisht nëse kanë qenë duke punuar pa pajisje mbrojtëse ose me to. Gjithashtu ato shqetësohen edhe për ndikimin në familjet e tyre.
Dhe 43 përqind e të anketuarve thanë që qeveria nuk po e mendon fare shëndetin e tyre mendor. /GazetaShneta/