Një analizë e re tregon se gjendja e rrallë inflamatore që gjithnjë e më shumë po shihet tek fëmijët e vegjël është në të vërtetë e lidhur me koronavirusin.
Studiuesit në Lombardi, Itali, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në këtë vend, shikuan 10 raste pediatrike me simptoma të tilla si një skuqje e plotë në trup, duar dhe këmbë të fryera, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Për krahasim, gjatë pesë viteve të fundit, vetëm 19 fëmijë u pranuan në spital me simptomat që ngjasuan me Sëmundjen Kawasaki.
Ekipi thotë se pranimet për këto simptoma gjatë dy muajve të fundit janë në rritje 30-fish nga ajo që sheh normalisht.
Për më tepër, 80% e fëmijëve të pranuar në spital këtë vit rezultuan pozitivisht për koronavirus dhe 60 përqind kishin komplikime më të rënda siç janë çështjet e zemrës.
Rastet e këtyre sëmundjeve të rralla inflamatore te fëmijët u raportuan për herë të parë në Britani, Itali dhe Spanjë.
Sindroma i ngjan Sëmundjes Kawasaki, një gjendje që shkakton inflamacion në muret e enëve të gjakut dhe prek kryesisht fëmijët nën 5 vjeç.
Nuk dihet se çfarë e shkakton gjendjen, por besohet të jetë një reagim i tepërt i sistemit imunitar ndaj një infeksioni. /GazetaShneta/