Aeroplani me 153 udhëtarë në bord, shtetas të Shqipërisë dhe Kosovës, është nisur sot në mëngjes nga Dubai për në aeroportin e Rinasit në Tiranë.
Ambasada e Shqipërisë ka njoftuar se para nisjes të gjithë udhëtarët kanë pasur mundësinë që të testohen falas nga autoritetet arabe për Covid-19, dhe për fat të mirë të gjithë kanë rezultuar negativ. Kjo ambasadë nuk ka specifikuar se me çfarë metode janë testuar, shkruan Gazeta Shneta.
“Para udhetimit, gjithe shtetasve iu ofrua mundesia nga Autoritetet ne Aeroport per te bere Covid-Test ( procedure falas), si parakusht per te evituar udhetimin e personave te infektuar. Jemi te lumtur qe gjithe pasagjeret ne bord, rezultuan negativ pas perfundimit te Covid19 Test”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Edhe ambasada e Kosovës ka njoftuar se nga 153 udhëtarët, 56 janë shtetas të Kosovës kryesisht studentë nga Universiteti Sharjias.
“Pas një periudhe të vështirë të pritjes dhe paqartësive të shumta, sot në mëngjes në drejtim të Tiranës kanë fluturuar 56 qytetarë të Kosovës të cilët kishin mbetur në Emirate pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend. Mbi 30 nga këta qytetarë ishin studentë në Universitetin e Sharjias kurse të tjerët ishin familje dhe individë që humbēn vendet e punës pas mbylljes totale të EBA apo mbetën aty kur u anuluan fluturimet”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Këta udhëtarë kosovarë do të vijnë në Prishtinë me transport të FSK-së. Ende nuk dihet nëse do të vendosen në karantinë në Qendrën Studentore apo ajo. Kjo do të varet nga vendimi i mjekëve në kufirin me Shqipërinë. /Gazeta Shneta/