Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skuqje dhe kruarjet e lëkurës së bebit, alergjitë më të hasura tek fëmijët prej moshës 0-5 vjeç

Jetë 27/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një bebe mund të ketë një reaksion alergjik për një larmi arsyesh, qoftë kur trupi ka një reagim të kundërt ndaj një substance zakonisht të padëmshme, të tilla si një sapun ose të një ushqimi specifik.

Bebet kanë lëkurë të ndjeshme, gjë që i bën ata më të predispozuar se të rriturit për të zhvilluar një skuqje kudo në trup shkruan MedicalNewsToday.

Edhe një acarim i lehtë për lëkurën e një fëmije mund të jetë e mjaftueshme për të shkaktuar një skuqje.

Identifikimi i shkakut të reaksionit alergjik ose ndjeshmërisë mund të ndihmojë prindërit dhe kujdestarët që të parandalojnë dhe trajtojnë çdo reagim në të ardhmen e afërt përcjell Gazeta Shneta.

Llojet e zakonshme të reaksioneve alergjike tek bebet dhe fëmijët përfshijnë si më poshtë:

Ekzemë

Ekzema është një nga kushtet më të zakonshme të lëkurës tek bebet.

Një skuqje ekzeme mund të përbëhet nga gunga të vogla të kuqe, ose mund të duket si lëkurë me lesh të thatë.

Shkaktarë të zakonshëm të shpërthimit të ekzemës tek bebet  përfshijnë pelenat irrituese, sapunët dhe nxehtësia.

Urtikaria papulare

Urtikaria papulare është një reagim alergjik i lokalizuar që vie si pasojë e kafshimeve qofshin ato nga insektet e ndryshme, përfshirë mushkonjat dhe marimangat.

Disa nga gungat papulare mund të jenë të mbushura me lëng dhe mund të zgjasë për disa ditë apo edhe javë.

Urtikarie

Kur trupi është alergjik ndaj një substance, lëshon një kimikate të quajtur histaminë që mund të çojë në zhvillimin dhe simptomave të tjera të alergjisë.

Manifestohen me kruarje, copëza të ngritura në lëkurë. Ato mund të variojnë në madhësi dhe formë por zakonisht janë rozë ose të kuqe.

Alergjitë ushqimore

Sipas Akademisë Amerikane të Alergjisë, Astmës & Imunologjisë, rreth 6 përqind e fëmijëve të moshës 2 vjeç dhe nën ta kanë alergji ushqimore.

Shenjat e një alergjie ushqimore mund të përfshijnë reaksione të lëkurës dhe simptoma të frymëmarrjes ose zorrëve, siç janë: urtikarie, kruarje, kollitje, të vjella, diarre dhe gjak në jashtëqitje.

Ushqimet për të cilat fëmijët ka më shumë gjasa të jenë alergjikë janë: qumështi dhe produktet e qumështit, kikirikët dhe butakët. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakJashtëqitje me ngjyrë të gjelbërt te bebet dhe fëmijët, a është për shqetësim kjo situatë
Artikulli i rradhës Infeksionet e veshit te fëmijët e vegjël, identifikoni simptomat e tyre tek bebet që ende nuk flasin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.