Një foshnje 5-muajshe nga Drenasi ka nevojë për njerëzit vullnetmirë.
Lorik Fazliu nga komuna e Drenasit, i lindur më 9 janar të këtij viti, është diagnostikuar me leukemi akute.
Sipas raporteve mjekësore gjendja e tij është shumë e rëndë dhe se i duhet trajtim i menjëhershëm jashtë Kosovës transmeton Gazeta Shneta.
Luten të gjithë ata persona që kanë mundësi të kontribuojnë sado pak për shërimin e Lorikut, shkruan Indeksonline.
Atij i duhen 120 mijë euro për shërim, shumë kjo e papërballueshme për familjen e tij. /Indeksonline/