Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se nuk ka mund të japë përgjegjësi për defekte teknike apo gabime njerëzore në vdekjet e dyshimta në QKUK.
Zemaj ka deklaruar se do të ketë “hetim mbi hetim” për ngjarjen e ndodhur të dielën pas mesnate, ku katër pacientë ndërruan jetë në mënyrë të dyshimtë.
Në pyetjen e gazetarit Bujar Vitija, Zemaj u përgjigj:
“Nuk mund të jap përgjegjësi nëse dikush ka kryer akt kriminal. Mund të jap përgjegjësi nëse nuk do të kishte pasur oksigjen, staf mjekësor apo pajisje mjekësore”, u shpreh ndër të tjera Zemaj.
“Mjeku që ka qenë në ndërrim ka thirrur i shqetësuar policinë. Ndoshta mendoj se më mirë do të ishte të kontakte menxhmentin njëherë. Mjeku mund të jetë vetë i dyshimtë”, shtoi tutje ministri. /Gazeta Shneta/