Qendra e papërfunduar e Mjekësisë Sportive në QKUK këto ditë po përdoret si hapësirë shtesë për hospitalizimin e pacientëve me Covid-19 me gjendje më të rëndë shëndetësore.
Aktualisht brenda saj janë 18 persona, ndërsa nga 23 qershori, janë trajtuar 39 pacientë njofton Klan Kosova.
Poashtu thuhet se dy prej tyre janë shëruar, derisa 19 kanë humbur jetën transmeton Gazeta Shneta.
Meqë të gjithë pacientët janë me oksigjeno terapi, qendra menaxhohet nga anesteziologët, derisa ata asistohen edhe nga internistët dhe infektologët.
Për shkak të gjendjes së rëndë të personave të shtrirë këtu dhe rrezikut të përhapjes së infeksionit ata nuk mund të vizitohen nga familjarët.