Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Prishtina ka tashmë mbi 1,000 raste aktive.
Të dhënat e bazuara nga IKShPK’ja dhe raporti nga Shtabi Emergjent në Prishtinë, që nga 20 Marsi e deri më sot janë 1629 raste pozitive me COVID-19 shkruan GazetaShneta.
Prej tyre, 1192 janë raste aktive, 416 raste të shëruara dhe 21 viktima.
Ahmeti apelon tek qytetarët që të respektohen masat mbrojtëse, pasi është mënyra e vetme që mbron nga përhapja e virusit COVID-19.
“Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.”, tha tutje Ahmeti./GazetaShneta/