Aktivitetet fizike të zhvilluara në çfarëdo ore të ditës suaj, sjellin përfitime të ndryshme shëndetësore.
Relaksim, zvogëlim të ankthit dhe normalizimi i temperaturës trupore janë tre arsyje se pse duhet të bëni ushtrime para gjumit tregon Healthline, transmeton GazetaShneta.
Të vërtetën e kësaj çështje e mbështesin edhe hulumtimet e fundit.Studiuesit kanë treguar që është e mundur të shijoni ushtrimet e juaja para gjumit, duke mos rrezikur atë.
Çelësi kryesor është që të përqëndroheni në kohën e saktë (1h para gjumit) dhe ushtrimet e duhura, pasi jo të gjitha kanë efekte pozitive në gjumin tuaj.
Disa nga aktivitetet e ndryshme që sjellin benefite në trupin tuaj janë:
-Joga,
-Ecja,
-Noti,
-Biçikleta./GazetaShneta/