Ne tashmë jemi në dijeni se nënat mund të përballen me depresion pas lindjes. Por a shfaqet kjo dukuri edhe të baballarët?
Përafërsisht 1 në 5 gra mund të përjetojnë depresion pas lindjes. Por një studim i ri ka zbuluar lidhje mes baballarëve të rinj, përvojave të depresionit dhe nivelit të ulët të testosteronit, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi i ri nga University of Southern California u përqendrua te baballarët e rinj. Hulumtuesit shqyrtuan hormonet, depresionin dhe faktorët që mund të shkaktojnë atë. Rreth 7-10% e baballarëve të rinj shfaqën shenja depresioni.
Studiuesit vunë re që shumë baballarë mund të ndihen në depresion, por që jo domosdoshmërisht mund të jetë depresion. Baballaërt e rinj e shohin si depresion pas lindjes, por çka thotë studimi?
A mund të përballen burrat me depresion pas lindjes?
“Ne e dimë që bie niveli i testosteronit te baballarët e rinj, por nuk e dimë pse”, thotë Darby Saxbe, autori i studimit.
Tutje, ai thotë se ideja që prindërit që nuk kanë lindur, mund të marrin depresion pas lindjes nuk është plotësisht e re. Studimet kanë treguar, për shembull, që nënat dhe baballarët që adpotojnë fëmijë, gjithashtu mund të shfaqin shenja depresioni.
Për 7-10% të burrave që përjetojnë depresion, hulumtimi nuk e konfirmoi domosdoshmërisht atë si depresion pas lindjes, ose njësoj si depresioni që përballen nënat e reja. Megjithatë, studimi zbuloi se burrat që shfaqën shenja të depresionit, kishin nivele më të ulta të testosteronit sesa baballarët që nuk po përjetonin depresion.
Por në përgjithësi, ardhja në jetë e një fëmije, ndryshimet që mënyrën e jetesës, përballja me diçka të re, mund të ndikojnë që edhe te baballarët të shfaqen shenja depresioni. /Gazeta Shneta/


