Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si t’ia bëni kur bebet e refuzojnë shishen e qumështit?

Këshilla për shtatzëna 26/07/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbase gjidhënia po ju shkon mirë dhe i keni kaluar sfidat kryesore.

Por vjen një moment kur ju duhet të ktheheni në punë, apo thjesht doni të dilni një natë me shoqëri, dhe përgatisni shishen e qumështit për beben. Por bebeja refuzon të pijë nga shishja. Cka të bëni?

Fillimisht, duhet ta dini se bebet mund ta refuzojnë shishen e qumështit për arsye të ndryshme. Me kalimin e kohës, bebet fillojnë të lëvizin më tepër dhe të kenë më shumë kontroll mbi trupin e tyre, andaj edhe mund ta largojnë shishen me duar. Po ashtu, kur fëmijët mësohen duke thithur gjirin e nënës, do ta dallojnë nga biberoni, prandaj në momentin që filloni t’i ushqeni me shishe, mund ta refuzojnë ndryshimin.

Ne ju sjellim 7 këshilla për t’a mësuar më lehtë fëmijën që ta pranojë shishen e qumështit:

  1. Jepjani ndonjë personi tjetër ta ushqejë
  2. Ofrojani shishen në pozita të ndryshme të të ushqyerit
  3. Silluni përreth teksa ia ofroni shishen me qumësht
  4. Provoni biberonë të ndryshëm, derisa ta gjeni të duhurin
  5. Provoni t’ia jepni shishen kur është në gjumë
  6. Provoni t’ia ofroni shishen kur i bëni banjë, sepse janë më të relaksuar
  7. Provoni t’ia ofroni qumështin me një filxhan apo lugë të vogël

Në fillim mund të jetë stresuese dhe e lodhshme, derisa t’i mësoni të pinë qumësht me shishe, por me pak durim dhe duke ndjekur këshillat, do ta tejkaloni edhe këtë sfidë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi ndikon ekrani në trurin e fëmijëve?
Artikulli i rradhës A përballen baballarët me depresion pas lindjes?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.