Fëmijët gjithmonë e më shumë po kalojnë kohë në ambiente të mbyllura. Në krahasim me gjyshërit e tyre që kanë kaluar kohën e tyre të lirë duke eksploruar botën jashtë dyerve të tyre, fëmijët këto ditë ka më shumë gjasa të gjenden të mbyllur në shtëpi.
Lojërat kompjuterike, televizioni, tabletët dhe pandemia kanë zëvendësuar ambientet e hapura, ngjitjet në pemë, transmeton Gazeta Shneta.
Lojërat e udhëhequr nga prindërit është shumë më ndryshe nga loja e parregulluar dhe nuk ofron të njëjtat përfitime. Të dyja janë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve, por shumë familje po gjejnë më pak kohë për lojë të parregulltë.
Harxhon kalori dhe djeg energjitë
Me më pak kohë të shpenzuar jashtë dhe më shumë kohë të harxhuar duke shikuar ekranet, nuk është çudi që po përballemi me një krizë të mbipeshës. Dieta e dobët, keqinformimi dhe mungesa e stërvitjes po i lënë fëmijët me mbipeshë.
Përfitime të mëdha për shëndetin fizik dhe emocional
Natyra mund të ketë një efekt befasues për shëndetin, të cilin mund ta dini tashmë nëse lexoni artikuj të ndryshëm. Kalimi i kohës jashtë është zbuluar se rrit jetëgjatësinë, ul simptomat e depresionit dhe ul nivelin e pirjes së duhanit.
I lidh fëmijët me natyrën
Çuditërisht, fëmijët që kalojnë më shumë kohë jashtë ndihen më të lidhur me natyrën. Kalimi i kohës në natyrë na ndihmon të vlerësojmë rëndësinë e botës përreth nesh dhe mund të na ikurajojë të jemi të ndërgjegjshëm për ndikimin tonë në planet.
Është e dobishme për zhvillimin e aftësive
Nëpërmjet lojës së parregulluar, fëmijët mësojnë aftësi të ndryshme të rëndësishme të jetës. Nga zgjidja e problemeve deri tek krijimtaria, aftësitë shoqërore, deri tek negociatat, loja e lirë u jep fëmijëve mundësinë të përfshihen në aftësi të ndryshme.
Inkurajon kreativitetin
Loja e jashtme nxit kreativitetim. Në shtëpi, fëmija mund të ketë qasje në një shpatë plastike, një shtëpi prej druri dhe një kali plastike, por jashtë fëmija duhet të përdorë imagjinatën e tij. /GazetaShneta/


