Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Kosovës ka votoar sot në mënyrë unanime Ligjin Anti-Covid.
Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli ka thënë se edhe pse është vonuar, ligji tashmë është proceduar për lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.
“Edhe pse pak u vonua , Komisioni për shëndetësi e mirëqenje sociale sapo votoi në mënyrë unanime Ligjin Anti-covid me ç’rast u procedua për Kuvend për lexim të parē. Faliminderit të gjithë deputetëve pa daliim partie për përkrahjen dhe gatishmërinë e tyre për kontribut të metutjeshëm pêr plotësimin e ligjit sipas nevojave e gjendjes së tanishme me Pandeminë në Kosovë”, ka shkruar Avdyli.
Ligji Anti-Covid ka qenë rekomandim i Gjykatës Kushtetuese për lehtësimin e legjislacionit për luftimin e pandemisë, si dhe rekomandim i Bordit Këshilldhënës i Ministrisë së Shëndetësisë i cili udhëhiqet nga Prof. Lul Raka. /Gazeta Shneta/