Rusia ofroi ndihmë për SHBA-në, vaksinën e zbuluar kundër koronavirusit. Por SHBA, nuk pranoi, thanë zyrtarët rusë për CNN të enjten.
Zyrtarët rusë thanë për media se ata propozuan bashkëpunim me SH.B.A-në, drejt iniciativës për të zhvilluar një vaksinë COVID-19. Gjithashtu u tha se “SH.B.A nuk është aktualisht e hapur” për ndihmën e tyre përcjell Gazeta Shneta.
“Ekziston një ndjenjë e përgjithshme e mosbesimit të Rusisë nga pala amerikane dhe ne besojmë se teknologjitë – përfshirë vaksinat, testimet dhe trajtimet – nuk po miratohen në SHBA për shkak të këtij mosbesimi,” tha një zyrtar i lartë rus për CNN.
Në anën tjetër, zyrtarët e SH.B.A-së i thanë CNN se vaksina e Rusisë nuk konsiderohet e zhvilluar mirë dhe të jetë e sigurt.
Një nga zyrtarët amerikan të Shëndetit Publik u shpreh se: “Nuk ka asnjë mënyrë që Shtetet e Bashkuara ta provojnë këtë vaksinën mbi majmunët (si pjesë e hulumtimeve paraklinike mbi sigurinë dhe efikasitetin e saj) e lëre më tek njerëzit“. /Gazeta Shneta/




