Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka bërë një dedikim për nënën e saj infermiere.
Osmani ka postuar një fotografi të nënës për të cilën ka thënë se është 63-vjeçare, por po lufton për shëndetin e qytetarëve së bashku me mijëra infermierë e mjekë të tjerë.
“Mami, 63 vjeqare, në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës shëndetësor të cilët rrezikojnë veten për ne. Mbani maskat, distancën e higjienën që të shpëtoni jetë. Në këtë betejë, duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësor e t’i ndihmojmë ata e gjithë shoqërinë tonë të dalim fitimtarë”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Shneta/